Opsioni gjendet nën emrin “Insert Data from Picture” dhe mund të kryejë disa konvertime nga analoge në dixhitale me një prekje të vetme. Është një prej përpjekjeve më të fundit për të integruar inteligjencën artificiale tek produktet e kompanisë.
Microsoft së fundit lançoi një mori përditësimesh në linjën e produkteve Office 365 por një që spikat është padyshim funksioni i ri për Excel.
Duke përdorur versionin Android të aplikacionit, përdoruesit mund të kapin një foto të të dhënave të printuara dhe të konvertojnë detajet në një databazë dixhitale të editueshme.
Funksioni është i disponueshëm për përdoruesit e një prej abonimeve të Microsoft 365 dhe ende nuk ofrohet në iOS por Microsoft premtoi se do të vijë shpejti.
Funksioni përdor teknologjinë e njohjes së imazheve për të identifikuar informacionin në faqe dhe ta konvertojë atë në një databazë Excel. Kështu eliminon nevojën për të vendosur manualisht të dhënat.
Opsioni gjendet nën emrin “Insert Data from Picture” dhe mund të kryejë disa konvertime nga analoge në dixhitale me një prekje të vetme. Është një prej përpjekjeve më të fundit për të integruar inteligjencën artificiale tek produktet e kompanisë.
Gjithashtu përveç funksionit të ri i importimit për Excel, Microsoft gjithashtu prezantoi mjete të reja sigurie për Microsoft 365. Kompania do të fillojë të dërgojë njoftime përmes aplikacionit Authenticator duke e bërë më të lehtë adresimin e thyerve të sigurisë dhe rrjedhjeve të informacionit.
Aplikacioni Authenticator mund të përdoret për verifikimin me dy faktorë si dhe për të shikuar aktivitetin e llogarisë nëse çdo gjë po shkon siç duhet. Përditësimi i Authenticator është i disponueshëm në iOS dhe Android.