Ditën e Mërkure Samsung do të prezantojë produkte të reja dhe nëse spekulimet janë të vërteta dhe informacionet e publikuara që sakta, atëherë kemi çfarë të presim.
Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch” dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme.
Gjithashtu në mesin e tyre do të vendoset edhe një model buxhetor, i destinuar për të qenë rival i iPhone XR ashtu siç janë kufjet Galaxy Buds për Apple AirPods.
Është folur për një variant 5G të Galaxy S10-ës gjithashtu edhe për telefonin me ekran që paloset nga Samsung.
Megjithatë më shumë rreth këtyre produkteve do të mësojnë nesër në 20:00 me orën tonë lokale.
Të gjitha ata që duan të qëndrojnë të informuar me detajet e fundit mund të ndiqni transmetimin live të prezantimit në këtë lidhje.
Aktiviteti do të mbahen në Auditorin Bill Graham në San Francisco.
Çfarë të presim?