Një nga pyetjet kryesore që do të ballafaqoheni sot në internet është “Si mund të konvertoj një dokument PDF në Word?”
Edhe pse mund të përzgjidhni mes dhjetëra konvertuesisht online të dokumenteve PDF në Word, ekzistojnë edhe softuerë të cilët mund ti përdorni offline
Në këtë artikull do të ofrojmë disa alternativa online dhe offline të konvertimit të dokumenteve PDF në Word.
Konvertim Offline
Së pari, softuerët e konvertimit të dokumenteve PDF në Word janë shumë më të shpejtë sesa homologët online dhe e dyta dokumentet e konvertuara do të ngelen online.
Sigurisht që ju nuk do të dëshironit që një informacione sekrete apo dokumente biznesit të të ngelen online. Për këtë vendosëm të ofronim disa alternativa softuerësh që mund ti përdorni për konvertim offline të dokumenteve PDF në Word, shkruan PCWorld.com
PDFMate
Ky softuer jo vetëm që është i saktë në konvertime por të ofron edhe një gamë të gjërë formatesh duke filluar nga Text, EPUB, HTML, SWF dhe JPEG. Karakterizohet nga një ndërfaqe e thjeshtë dhe është falas. Përmban edhe disa funksionalitete të avancuara si enkriptim të dokumteneve dhe mbështetjen për disa gjuhë.