BE-ja thotë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja thotë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për Trepçën

    Insajderi
    10 October 2016 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënsja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, në një intervistë për portalin serb “Tanjug”, ka thënë se parimi dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i qartë.

    “Qe për një çështje të bisedohet në kuadër të dialogut, të dyja palët duhet të pranojnë për atë”, ka thënë Kocijançiq.

    Por ajo gjithashtu ka theksuar se është e nevojshme që edhe Beogradi edhe Prishtina të pranojnë që çështja e Trepçës duhet të futet në rend dite, në dialogun e Brukselit.

    Politikanët kosovarë tashmë e kanë hedhur poshtë mundësinë që për kombinatin Trepça të bisedohet në kuadër të dialogut të Brukselit, pasi që siç thonë ata, për pasurinë e Kosovës nuk ka çfarë të bisedohet me Serbinë.

    Në anën tjetër, Beogradi zyrtar ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara sa i përket Trepçës, por duket se nuk do të ketë asgjë nga kjo kërkesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark