"Ja unë, ja ajo në këtë shtëpi" – Gjesti habit me deklaratën pas largimit të Eglit nga shtëpia - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ja unë, ja ajo në këtë shtëpi” – Gjesti habit me deklaratën pas largimit të Eglit nga shtëpia

    Insajderi
    06 March 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako ka vendosur të largohet nga Big Brother Vip Kosova 4. Pas largimit të saj, Gjesti u pa duke biseduar me Rozanën në oborrin e shtëpisë, ku i shprehu mendimet e tij për situatën.

    Ai tha se kishte pasur në plan që ose ai, ose Egli do të largohej nga shtëpia, dhe sipas tij, Egli bëri mirë që doli.

    Gjesti i shpjegoi Rozanës se kishte vërejtur disa shenja që tregonin se Egli po kalonte një moment të vështirë.

    “E kom ditë që del… a dine se kur shkova te banjo, e pava njëherë këtu tu vjell, kurgoj nuk ka pas me vjell. E kuptoje kur është vjella, edhe e dija që e ka prej stresit, prej nervoze, se nuk më folke asgjë,” tha ai.

    Gjesti shtoi se kishte vërejtur se Egli po ndihmonte veten, dhe për këtë ai e konsideroi largimin e saj si një vendim të duhur.

    “Unë sot e pata njet, jo ajo, ja unë këtë shtëpi. Pasha një zot po. Nuk shkon kështu Rozi, këto hapa që i ka bërë i kam ditë ku kanë me prush, pasha një zot.”

    “Nuk do të thotë që vetëm se nuk qet lot, nuk merzitesh,” tha ai.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark