Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka dënuar sulmet e ditës së sotme në veri të vendit ndaj gazetarëve.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve profesional janë vepër e individëve të tërbuar.
Sipas tij, ato sulme nuk paraqesin gjendjen shpirtërore të serbëve ndaj gazetarëve.
“Sulmet ndaj gazetarëve që e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale janë vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar, si të tillë meritojnë dënim të plotë. Ato sulme nuk janë një pamje e gjendjes shpirtërore të serbëve ndaj gazetarëve dhe nuk kanë të bëjnë fare me serbët që mbrojnë të drejtat e tyre @EUKosovo”, ka shkruar ai.