×
  • Lajme
  • Lajme

    Jabllanoviq takon dy ambasadorë, flasin për Asociacionin

    Insajderi
    31 October 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, është takuar me ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe të Suedisë në Kosovë.

    Sipas njoftimit të partisë, ata kanë biseduar për veriun dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Përfaqësuesit e partisë serbe të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves dhe Suedisë, Jonas Westerlund në Kosovë. Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    “Theksuam se është e nevojshme që qeveria e Kosovës të respektojë obligimet e marra nga dialogu i Brukselit dhe të formojë Asociacionin pa kushte”.

    “Si hap inkurajues shohim interesimin e ambasadave të Britanisë së Madhe dhe Suedisë për problemet e qytetarëve dhe idetë e përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë”, përfundon njoftimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark