Divizioni ekskluziv i “Jaguar Land Roverit” që është përgjegjës për përforcimin e modeleve ekzistuese, i kanë mbetur detajet e fundit në modelin “XE SVR”, që pritet të jetë rival i “BMW M3”.
“Auto Express” raporton se, modeli është duke u zhvilluar në Spanjë dhe është ekskluzivisht rival i “BMW|”-së dhe “Mercedes-AMG C63”.
“XE SVR” ka motorin “supercharged” 5.0-litra V8 me tetë shpejtësi automatike. Modeli i përforcuar ka 567 kuajfuqi, që lënë prapa “BMW”-në.
Përforcimi i ka mundësuar veturës që shpejtësinë 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.1 sekonda