Jahjaga: Dhuna familjare vazhdon të jetë në nivele të larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Dhuna familjare vazhdon të jetë në nivele të larta

    Insajderi
    31 March 2016 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna familjare në Kosovë vazhdon të jetë në nivele të larta dhe si e tillë po përmendet si njollë e cial sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

    Kështu ka thënë Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, në promovimin e doracakut “Dhuna në Familje”.

    Sipas saj, Kosova ka hartuar strategji veprimi për të luftuar dhunën në familje, madje prej korrikut të vitit 2013 institucionet e Kosovës kanë aprovuar procedurat standarde të veprimit për të parandaluar dhunën në familje.

    Dhuna në familje vazhdon të jetë një nga format më të e përhapura të dhunës që prekin kryesisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit në Kosovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark