Sipas medieve malteze atje do të inaugurohet edhe monumenti për Nënë Terezë, dhe presidentja në largim pritet të marrë pjesë në këtë inaugurim.
Jahjaga shkon në këtë takim, pas pritjes së presidentes malteze në shkurt të këtij viti.
Nesër në mëngjes, presidentja Preca dhe Jahjaga do të marrin pjesë në një takim institucional në Odës Ekonomike të Maltës në Valleta, ku do të nënshkruhet një memorandum mes Odës Ekonomike, Ndërmarrëse dhe Industriale dhe Odës Ekonomike të Kosovës. /Insajderi.com