Jahjaga kërkon zbardhjen e sulmeve ndaj institucioneve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga kërkon zbardhjen e sulmeve ndaj institucioneve

    Insajderi
    12 March 2016 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Presidencës së Kosovës, duke e cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.

    “Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste”, thuhet në reagim.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit, persona ende të paidentifikuar nga policia kanë thyer xhamin e njerës prej zyrave të presidencës dhe më pastaj kanë hedhur gaz lotsjellës.  Mirëpo zyra ka mbetur e pa djegur meqë sulmuesit e kanë goditur vetëm murin e jastëhm të ndërtesës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark