Jahjaga: Kosova është krenare për miqësinë me Amerikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Kosova është krenare për miqësinë me Amerikën

    Insajderi
    20 February 2016 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, të cilin e ka siguruar se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo bisedë telefonikë është zhvilluar pasi në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një peticion që ka kërkuar largimin e ambasadorit nga Kosova.

    “Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë krenarë me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-të dhe mbesin të palëkundur në përkushtimin e tyre për ta forcuar dhe avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-të dhe për t’i jetësuar në Kosovë vlerat dhe idealet që shumica absolute në vend duam t’i ndajmë me demokracinë amerikane”, ka njoftuar Jahjaga përmes llogarisë së saj në Facebook.

    “Shpreh keqardhje për veprimet e një pakice margjinale. Kosovarët janë të vetëdijshëm që pas një kohe shumë të gjatë dhe gjeneratave të tëra që janë shuar në përpjekje për të arritur ëndrrën për një jetë më të mirë, jemi në anën e drejtë të historisë. Ju siguroj se në këtë anë do të mbesim”, ka shtuar ajo.

    Një peticion që thërret largimin e Delaëiet e që po qarkullon në rrjete sociale, duke se është nxitur pas kritikave që ambasadori amerikan i bëri dje tri partive opozitare pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Ai pas seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën partitë opozitare kanë hedhur gaz lotsjellës, ka thënë të jetë i zhgënjyer me mënyrën e si këto parti po e zhvillojnë opozitarizmin.

    Porosi përkrahje për ambasadorin amerikan kanë ardhur edhe nga Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaci.

    Po ashtu, më herët gjatë ditës, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur si të pavlerë këtë peticion./Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark