Jahjaga: Pa integrim në BE dhe NATO, e ardhmja jonë bëhet e paqartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Pa integrim në BE dhe NATO, e ardhmja jonë bëhet e paqartë

    Insajderi
    24 March 2016 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se pa integrimin në BE dhe NATO, e ardhmja jonë bëhet e paqartë. Këto fjalë Jahjaga i tha në Këshillin Atlantik, në Uashington të SHBA-së.

    Ajo ka thënë se vakumi në të cilin momentalisht e gjejmë veten i ka hapur rrugë dhe mundësi forcave dhe agjendave të cilat tradicionalisht kanë kërkuar që të minimizojnë çfarëdo lloj suksesi në Ballkan dhe më gjerë.

    Presidentja ka folur edhe për kontributin e Aleancës Veriatlantike për ruajtjen e paqes e të sigurisë në Kosovë e rajon, për mbështetjen ndërkombëtare të rindërtimit e zhvillimit të Kosovës, si edhe për shpalljen e pavarësisë dhe të konsolidimit të shtetësisë së Kosovë.

    Jahjaga po qendron në një udhëtim zyrtar në SHBA, ku deri më tani është takuar me Zëvendës-presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Ndihmës-sekretarën e shtetit pë Evropë Victoria Nuland. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark