
Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka shkruar profilin e saj në Facebook për të uruar për pranimin e Kosovës në FIFA.
Me këtë rast ajo ia ka kushtuar këtë sukses një prej futbollistëve të parë.
“Këtë moment gëzimi dhe arritjen e kësaj fitoreje historike për futbollin e Kosovës me rastin e anëtarësimit në FIFA dua t’ia kushtoj Riza Lushtës, njërit ndër futbollistëve të parë kosovarë, këtij ylli që pasionin e tij për futboll e nisi në Mitrovicë me lecka të thurura në vend të topit dhe e përfundoi si legjendë e futbollit italian”, ka shkruar Jahjaga.
“Ëndrra e tij, e pakapshme për gjenerata të tëra, prej sot është e arritshme”, ka shtuar ajo./Insajderi.com