Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, sapo ka filluar një takim me Princin Charles, i cili mbrëmë arriti për një vizitë në Kosovë.
Sipas agjendës së planifikuar për ardhjen e Princit dhe Dukeshës në Kosovë, të dytë bashkë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga do të nisin ditën duke marrë pjesë në një ceremoni për të të pagjeturit e luftës.
“Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë”, thuhet në agjendën e vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla.
Presidentja Jahjaga ishte pritur muaj më parë nga Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta/Insajderi.com