Jahjaga takohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga takohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright

    Insajderi
    24 March 2016 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua në Uashington me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca thuhet se Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.

    Më tutje thuhet se presidentja Jahjaga e ka falënderuar ish- sekretaren amerikane të shtetit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe avancimin e proceseve demokratike.

    Nga ana tjetër, ish- sekretarja Albright e përgëzoi Jahjagën për punën e saj gjatë mandatit të saj në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e demokracisë në Kosovë, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark