Jahjaga takohet me Mogherinin në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga takohet me Mogherinin në Bruksel

    Insajderi
    04 April 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jahjaga ka falënderuar Mogherini për mbështetjen, angazhimin e saj dhe të Bashkimit Evropian për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

    “Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për vazhdimin e procesit të dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve si rrugë e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të përshpejtuar integrimet euroatlantike të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

    Presidentja Jahjaga theksoi nevojën që ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel duke kushtëzuar përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark