
Jahjaga ka ngushëlluar familjen e Tunajt, duke e vlerësuar vendosmërinë që kishte Marte për të denoncuar kriminelët që dhunuan gratë gjatë luftës.
“Me zemër të rënduar ngushëllova familjen e zonjës Marte Tunaj sot në Viti për humbjen e nënës dhe motrës. Ndarja e saj nga jeta, që e kishte kaluar me shumë dhembje e vuajtje, është humbje për të gjithë ne që gjetëm frymëzim në guximin dhe vendosmërinë e zonjës Marte për t’i denoncuar kriminelët që përdorën dhunimin si armë gjatë luftës në Kosovë”, shkruan Jahjaga në Facebook.
Marte Tunaj u nda nga jeta këtë fundjavë, por pas vetës la një dëshmi rrëqethëse e trishtuese për luftën e fundit në Kosovë.
Ishte gruaja e parë në Kosovë që dëshmoi hapur për dhunimin dhe mori guxim, e kurajo dhe i përkrahi edhe femrat tjera, dhe ndoshta është më meritorja që shteti i Kosovës i hapi sytë për tu marrë dhe trajtuar seriozisht këtë kategori. /Insajderi.com