Jakup Krasniqi kritikon ashpër EULEX-in - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi kritikon ashpër EULEX-in

    Insajderi
    18 June 2016 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se shtetet Evropiane po vazhdojnë të përkëdhelin Serbinë duke mos e obliguar të merret me seriozisht me kriminelët e luftës.

    Reagimi i Krasniqit është nxitur nga një lajm i qarkulluar dje në mediat serbe se në Serbi fshihen tre mijë persona të dyshuar për krime lufte në Ballkan.

    “Kjo do të thotë se vendet e Demokracisë Perëndimore, jo vetëm që nuk e kanë obliguar Serbinë që të merret seriozisht me kriminelët serbë apo nuk kanë krijuar një EULEX a Gjykatë Speciale për Serbinë siç po bëjnë me Kosovën, por ata, kriminelët serbë, edhe në Tribunalin e Hagës nuk kanë marrë ndonjë dënim të merituar”, ka shkruar Krasniqi.

    “Në kohën kur përkëdhelet Serbia, duke i amnistuar kriminelët serbë për krimet e kryera e të konfirmuara serbe në Kosovë, i gjithë presioni i ndërkombëtarëve është drejtuar ndaj të ashtuquajturave “krime” të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet tutje në një shkrim të Krasniqit.

    Ai ka kritikuar edhe EULEX-in sepse sipas tij, ky mision ka drejtuar gjithë luftën , gjithë luftën kundër krimit e korrupsionit, të mos e drejtonin ekskluzivisht kundër pjesëtarëve të UÇK-së,

    “Do t’i kuptoja disi pjesëtarët e këtij misioni sikur të ashtuquajturat “krime” të luftës t’i kërkonin te pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (kjo edhe mund të përtypej disi), por, i gjithë orientimi i këtij misioni, për kohën kur ai është i pranishëm në Kosovë (2008-2016), të ndiqeshin ekskluzivisht për krimet ekonomike e korrupsion vetëm ish-pjesëtaret e UÇK-së, kjo, kryekreje, është një veprim thjesht politik e aspak veprim i drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.

    “Ne një rast të tillë, njeriu s’ka si tëmos i parashtrojë disa pyetje: A thua në qeveritë e pasluftës paskan qenë vetëm njerëz me origjinë nga UÇK-ja? Në institucionet e pavarura, si AKM-ja e cila ka bërë dhjetëra privatizime të kriminalizuara, na paskan qenë me origjinë nga UÇK-ja? Në TRUST e BQK na paskan qenë njerëz me origjinë nga UÇK-ja?”/Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark