Jakup Krasniqi: Kryeministër, ik e mos i mashtro qytetarët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi: Kryeministër, ik e mos i mashtro qytetarët

    Insajderi
    23 April 2017 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka kërkuar Isa Mustafës të largohet nga pozita e Kryeministrit. Ka kërkuar nga Kryetari i LDK-së të mos mashtrojë pasi është i pafuqishëm për të marrë vendime strategjike për Kosovën.

    “Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marresh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh!”, ka shkruar Krasniqi.

    Reagimi i Jakup Krasniqit ka ardhur pas një shkrimi të Isa Mustafës i cili tha se në vend të zgjedhjeve duhet të ketë realizim të premtimeve si liberalizimi i vizave, themelimi i ushtrisë e shtimi investimeve.

    “Këto janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.

    “Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikê, bujqësi etj”, ka thënë Krasniqi.

    Partia e Jakup Krasniqit ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë. Ndërkohë, sot, Krasniqi është parë duke qëndruar në një hotel në Durrës me deputetin e PDK-së, Adem Grabovcin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark