Jakup Krasniqi: Nuk jetohej me kokën në dhe si Struci, ishte "Liri ose Vdekje" nga Serbia gjenocidale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jakup Krasniqi: Nuk jetohej me kokën në dhe si Struci, ishte “Liri ose Vdekje” nga Serbia gjenocidale

    Insajderi
    05 April 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unë nuk e kuptoj logjiken e akuzës së tanishme kundër meje. Ndaj popullit tonë ka pasur dhunë sistematike, vrasje, tortura, dhunime. Unë e urrej dhunën, dënimet, vrasjet. I konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet tëvërtetën duhet të thotë se unë Jakup Kransiqi skam qenë asnjëherë i përfshirë këto. Integriteti im e ka të qartë se çfarë mjete mund të përdoren”, tha Jakup Kransiqi në fjalinë e tyre hyrëse tashmë kur po zhvillohe procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Krasniqi tregoi se erdhi deri te momenti kur u bë zëdhënës i UÇK-së.

    “Nuk mund të jetoja me kokën në dhe si Struci. Serbia kishte plane gjenocidale. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thash “Liri o Vdekje”, por kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë”.

    “Në qershor 1998 më është propozuar të dal publikisht si zëdhënës së UÇK-së. Nuk hezitova asnjë moment. Rreziku ishte i madh dhe isha i vetëdijshëm se paraqitja ime publike do të vendoste edhe familjen time në rrezik”.

    Lajmi në përditësim…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark