
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar për cakërrimin e gotave me ish-shefin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, gjatë një takimi në pasditen e së enjtes me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Krasniqi ka sqaruar këtë dolli me presidentin, duke thënë se nuk e ka asnjë njeri të cilin nuk mund ta shikojë në sy.
“Unë më shumë njerëz, kam dallime konceptuale, programore, ideologjike, parimore e politike, por, nuk e kam asnjë njeri që nuk mund ta shikoj në sy. Madje, më fajin tim, nuk kam krijuar asnjë armik personal”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, takimi ishte i thirrur për të biseduar me “përfaqësues të të gjitha partive politike, të shqiptarëve dhe të komuniteteve pakicë”.
“Nuk kam krijuar armiqësi, sa mos të flas me akëcilin njeri! Dikush ka kapacitet të keqpërdor gjithçka për interesin meskin!”, ka komentuar Krasniqi.
Mediat dhe shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje këtë të Krasniqit, Haradinajt e Thaçin e kanë cilësuar si përafërim të raporteve mes AAK-së e NISMA-s me pozitën.
Marrëdhëniet Thaçi-Haradinaj: Nga injorimi në Prekaz në cakërrim gotash