Gresë Krasniqi, ka shkuar për vizitë vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që gjendet atje, Jakup Krasniqin.
Gresa në vizitë ka marrë edhe vajzën e saj, të cilës, Jakup Krasniqi i ka kushtuar një poezi.
Për mbesën e sapolindur, Jakupi mes tjerash ka shkruar se e ‘‘ka bërë burgun me shndritë’’.
Postimi i plotë i Gresës:
“Këtë të madhe ditë
Gjyshi yt Odetë
Nga tridhjet gushti e ka pritë
Dhomen e ndejës e mbushe dritë
E bëre burgun me shndritë
E bukura Odetë,
Perqafimin që bëmë sot,
Do e kujtoj për jetë e mot,
Fat të madh paç në këtë botë!