Amber sonte ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother.
Ajo tha se nëse Gjesti është lojtar shembull në këtë shtëpi ajo vendos të largohet nga shtëpia.
Moderatori Ledion Liço, i ka kërkuar llogari asaj për këtë sjellje duke i thënë se ka obligim ndaj personave që e kanë votuar.
Por , Amber u tregua e vendosur se do ta lë shtëpinë.
“Siç kam vendosur të hyj kam drejt të dal, jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme e para nga Gjesti e pastaj nga Livia e cila më ka venë emrin pornostare”, tha ajo.
Ndërsa moderatori ia ktheu: Do bëjmë një pakt do presim deri në fund të këtij “Prime”. Te kërkojmë të kthehesh dhe të presësh deri në fund të showit. Nëse vendimi yt ende qëndron i njëjtë mund të dalësh.
Amber pas kësaj vendosi që të qëndroj deri në fund të “Prime” dhe do largohet më pas.