Ursula von der Leyen, ka reaguar pas të shtënave në Republikën e Çekisë ku kanë mbetur të vdekur 15 persona.
Presidentja e Komisionit Evropian u ka shprehur ngushëllime popullit çeke duke shtuar se janë me ta në këto momente.
“Të tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, ka shkruar ajo në platformën “X”, të enjten.