“Jam i zhgënjyer, partia ka punësuar aktivistë nga Shqipëria” Aktivisti i VV’së nga Mitrovica djeg kartelën e anëtarësimit për 1 Maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Jam i zhgënjyer, partia ka punësuar aktivistë nga Shqipëria” Aktivisti i VV’së nga Mitrovica djeg kartelën e anëtarësimit për 1 Maj

    Insajderi
    01 May 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Arsim Musa ka dhënë dorëheqje nga partia si shenjë pakënaqësie nga qeverisja e Albin Kurtit.

    Musa ka pritur 1 Majin, ditën e Punëtorëve që të djegë kartelën e anëtarësisë dhe ka njoftuar se ka hequr dorë nga kjo parti.

    Ai në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij.

    “Edhe unë si qytetar i Mitrovicës së Jugut kam menduar se do ketë ndryshime por si po shihet nuk do ketë ndryshime. Paga të vogla ngritje çmimesh Rryma 104% Shporta familjes e rënduar pensione të vogla. Qeveria e Kosovës thotë se ka rrezik për luftë. Gëzuar 1 Maji pa  Vetëvendosjen,Albanologj. Rrena, Mashtrime,e çka tjetër”, tha ai.

    Arsim Musa ka dërguar edhe pamje nga kartela e djegur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark