"Jam kurroize me ditë kë kish mujt me mësu", "Ju thirri takim përbashkët ua shpjegojë" - përplasje mes deputetes së VV-së dhe Duda Baljes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam kurroize me ditë kë kish mujt me mësu”, “Ju thirri takim përbashkët ua shpjegojë” – përplasje mes deputetes së VV-së dhe Duda Baljes

    Insajderi
    03 June 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se i është ofruar një pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

    Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike, duke shkaktuar edhe përplasje verbale mes deputeteve.

    Së fundmi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka reaguar me ironi ndaj Baljes, duke shprehur dyshimet e saj për aftësitë akademike të koleges.

    “Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni në një intervistë për Kanal10.

    Përgjigjja nga Balje nuk ka munguar. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka reaguar ndaj komenteve ironike.

    “Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë? […] Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë.”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark