Një debat ka eskaluar së fundmi ndërmjet aktorit Gert Ferra dhe Laert Vasilit, ku sollën gjëra nga jashtë.
E për të njëjtën gjë ka pasur përplasje ditën e sotme (e mërkurë) këngëtarja Rozana Radi.
Ajo iu drejtua Gertit që nuk duhet ta bënte këtë pasi u shpreh se ka mbyllur të gjitha me Laertin.
E njëjta e quajti frikacak, të pacipë dhe një personazh që nuk ka fytyrë fare.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gerti: Kush rri afër teje digjet, kush je ti mo.
Rozana: E kam ditur se çfarë je. Çfarë ke dashur të bësh këtu. E kam ditur. Erdhe këtu çkas i the, ia përmende edhe jetën private tjetrit.
Gerti: E përmenda nënën e fëmijës.
Rozana: As nënën e fëmijës nuk duhet ta përmendësh. Na ke përmendur të gjithëve. Të gjallë e të vdekur. Nuk ke fytyrë. Nuk ke cipë.
Gerti: Më vjen mirë që qeshin njerëzit me Gertin.
Rozana Radi: Je njeri i pacipë. Nuk je artist. Nuk ke njerëzillëk. Ka burra kjo shtëpi. Unë jam më burrë se ti.
Gerti: E kam parë, rruhemi bashkë.