
Francia Raisa, aktorja që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood-it nuk e ftoi në dasmën e saj.
Aktorja 37-vjeçare, në një intervistë të fundit, u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.
Ajo foli për martesën e Selena Gomez me producentin Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.
“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të,” tha Raisa.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte kujtdo që mendon të dhurojë organe, aktorja theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, jo me krijimin e një lidhjeje të veçantë me të.
“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj,” shtoi ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit. “Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë.”