“Jam përballur me pengesa” Agron Leka jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit Klinik në Spitalin e Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jam përballur me pengesa” Agron Leka jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit Klinik në Spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    21 May 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dhënë dorëheqje u.d Drejtori Klinik i Spitalit të Gjilanit, Agron Leka. Leka ka njoftuar përmes Facebook-ut se dorëheqje e tij ka ardhur si pasojë e disa arsyeje personale e profesionale me të cilat ai nuk ka rënë dakord gjatë ushtrimit të detyrës , shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se është përballur me pengesa të shumta administrative dhe burokratike, të cilat kanë vështirësuar punën e tij në Klinikë.

    Ky është statusi i plotë:

    Të nderuar, Miq dhe Familjarë , ju njoftoj  që sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat menaxheriale  të  SPGJ.

    Ky vendim është marrë pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, i diktuar nga disa arsye personale dhe profesionale, të cilat po i rendis më poshtë:

    1. Tejkalimi i të gjitha afateve ligjore për avansim pozite.

    2.  Mbingarkesa me 2 pozita menaxheriale njëkohësisht ud. Drejtorit Klinik si dhe shef të Njësisë Koronare repartit me vëllimin më të madh të punës në spital.

    3. Kufizime institucionale – Gjatë ushtrimit të detyrës, jam përballur me pengesa të shumta administrative dhe burokratike, të cilat kanë vështirësuar zbatimin e reformave dhe përmirësimeve që e shoh të nevojshme për institucionin tonë.

    Dua të falënderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin mjekësor për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen gjatë gjithë kohës së punës sime në këtë pozicion.

    Në fund, më lejoni të theksoj se pavarësisht çdo pozite apo funksioni, profesioni i mjekut mbetet mbi të gjitha – një thirrje njerëzore dhe etike, që i shërben jetës dhe dinjitetit njerëzor.

    Dr. Agron R. Leka  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark