Paraqitja e Kanye West dhe Bianca Censori në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve “Grammy” bëri bujë.
Derisa Kanye ishte i veshur kokë e këmbë zi, partnerja e tij, Bianka, ishte plotësisht nudo, me një rrjet të hollë veshur që ekspozonte pjesët e saj të trupit.
Pamja u komentua shumë nga rrjeti, që e cilësoi si gjithçka përveç “modë”.
Në këtë moment të sikletshëm është rikthyer ish e dashura e Kanyes, Julia Fox.
Ajo madje në librin e saj kishte shkruar se si gjatë lidhjes me reperin, ai vendoste se çfarë dhe si do të vishej Julia në publik.
Në librin e saj ajo shkruante se do të zgjohej nga stilistë që ishin angazhuar për dukjen e Julias, për të cili nuk kishte të drejtë të kundërshtonte.
“Jam pishman për atë lidhje. E urrej! Zgjati vetëm disa muaj for për mua ishte si një jetë e tërë. Kam qenë në pozitën më të papërshtatshme në jetë…”, kishte shkruar Julia.