"Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht", kjo është letra e edukatores në kopështin ku vdiq 3-vjeçari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht”, kjo është letra e edukatores në kopështin ku vdiq 3-vjeçari

    Insajderi
    11 January 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lihet në burg, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar.

    Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” për klienten e tij.

    27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

    Ndërkohë është siguruar edhe dëshmia e dhënë nga edukatorja e cila i shpreh ngushëllime familjes ndërsa thekson se ndodhet në kushte të vështira psikologjike.

    “Në radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestimit dhe masën e sigurimit personal.  Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj.” është shprehur Redina Binjaku.

    Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

    Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark