“Jam shumë mirë, mbaruan dramat”, Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon shumë vitesh - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Jam shumë mirë, mbaruan dramat”, Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon shumë vitesh

    Insajderi
    26 December 2024 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike së fundmi.

    Këtë telefonatë siç duket ia mundësoi miku i saj, Elton Ilirjani, i cili e gjeti artisten duke i siguruar akomodim në një hotel në New York.

    Parashqevi dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”.

    “Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja e saj, derisa shpërfaqte ngrohtësi.

    Parashqevi Simaku ka qenë personazhi më i komentuar kohëve të fundit, pas kronikë së televizionit amerikan në të cilën u shfaq artistja duke marrë ndihma.

    Ajo ka qenë për vite e pastrehë duke pritur në stacionin e trenit djalin e saj, nga martesa me muzikantin Robert Nohfe, nga i cili është divorcuar vite më parë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark