James Rubin përfundon dëshminë në Hagë- adresoi kritika të ashpra ndaj Speciales - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    James Rubin përfundon dëshminë në Hagë- adresoi kritika të ashpra ndaj Speciales

    Insajderi
    17 September 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

    Për tri ditë, ai ka dëshmuar për të gjitha detajet lidhur me UÇK-në, Rambujenë, bashkëpunimin me Thaçin dhe detaje të tjera.

    Ai dëshmoi për tri ditë.

    Gjatë kësaj kohe u mor në pyetje nga avokatët, prokuroria e gjyqtarët.

    Ish-zyrtari i lartë i Amerikës, James Rubin, ka pasur kritika të mëdha ndaj Prokurorisë e Gjykatës Speciale në ditën e dytë të dëshmisë.

    Ai theksoi se mbajtja 5 vite në paraburgim nuk është drejtësi, dhe se ndaj Thaçit po bëhet betejë politike.

    Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën”, ka thënë ai, duke shtuar se këto gjera e shqetësojnë.

    Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës”, është shprehur ai, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm pse Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së.

    Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide të mirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka theksuar Rubin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark