Jamie Vardy befason me transferimin, kalon tek ekipi i Serie A - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Jamie Vardy befason me transferimin, kalon tek ekipi i Serie A

    Insajderi
    31 August 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jamie Vardy është gati të nisë një aventurë të re në Serie A, duke u bashkuar me skuadrën e Cremoneses.

    Sulmuesi 38-vjeçar, sipas Fabrizio Romanos, ka arritur marrëveshje me ekipin italian duke nënshkruar kontratë një-vjeçare, me opsion për një vit shtesë në rast se ekipi arrin të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian.

    Marrëveshja pritet të përmbyllet së shpejti, teksa Vardy pritet të udhëtojë sonte drejt Milanos për të nënshkruar dhe për të filluar aventurën e tij të parë jashtë Anglisë.

    Legjenda e Leicester City kaloi plot 13 vite në “King Power Stadium”, duke shënuar mbi 200 gola në më shumë se 500 paraqitje. Ai ishte një figurë kyçe në mrekullinë e vitit 2016, kur Leicester fitoi Premier League.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark