Jamie Vardy i la të shokuar tifozët me gjestin që bëri pas lëndimit të gjyqtarit të ndeshjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Jamie Vardy i la të shokuar tifozët me gjestin që bëri pas lëndimit të gjyqtarit të ndeshjes

    Insajderi
    03 May 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja e javës së 35-të në Premier Ligë mes Leisterit dhe Sauthemptonit, ka dhuruar një moment mjaft të pazakontë në pjesën e parë të sfidës.

    Gjyqtari Devid Ueb, i cili debutonte në elitën e futbollit anglez, ka mbetur i dëmtuar pasi është përplasur me Xhordan Ajeu gjatë një aksioni. Por gjëja më e çuditshme nuk ishte kjo, por ajo që ndodhi pak sekonda më vonë kur të gjithë pikasën gjyqtarin e shtrirë në tokë.

    Xhemi Vardi, sulmuesi i njohur anglez i Leisterit, vrapoi te kryesori dhe me shumë humor, i ra bilbilit të tij për ndalesën e lojës.

    SHIH VIDEON

    Një moment që shkaktoi padyshim të qeshura në stadium, për gjestin e sulmuesit i cili pak minuta më parë i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij. Gjyqtari më pas u desh të largohej nga loja dhe vendin e tij në fushë e mori gjyqtari i katërt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark