"Jan nis me tvra ku*v" - kërcënohet sërish presidentja Osmani/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jan nis me tvra ku*v” – kërcënohet sërish presidentja Osmani/FOTO

    Insajderi
    26 May 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në adresën zyrtare të Presidencës së Kosovës ka mbërritur një email kërcënues, i dyti me radhë brenda një periudhe të shkurtër kohore, drejtuar presidentes Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.

    Përmbajtja e mesazhit përfshin gjuhë të rëndë dhe kërcënime, duke përmendur edhe grupe të armatosura dhe akuza tjera.

    “Jan nis me tvra kurv edhe shpohunat e Serbis polici shka jan me arm kontrabandume”, thuhet në mesazhin kërcënues drejtuar presidentes, të cilin e ka siguruar Insajderi.

    Presidenca e Kosovës kishte marrë kërcënim me jetë ndaj Presidentes Vjosa Osmani më 19 maj.

    Emaili ishte dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmbante gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.

    Zyrtarët e Presidencës kishin bërë të ditur se rasti ishte raportuar menjëherë te organet kompetente për hetime të mëtejshme.

    “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, thuhej në email.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark