“Janë dëmtuar sera, tjegulla dhe palestra”, pas erërave të forta në Istog flasin nga komuna – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Janë dëmtuar sera, tjegulla dhe palestra”, pas erërave të forta në Istog flasin nga komuna

    Insajderi
    10 February 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erërat e forta që kishin goditur vendin, nuk lanë pak pasoja pas vetes. Sikurse çdo vit, muaji shkurt i kujton qytetarëve istogas erërat e forta dhe problemet me energji elektrike.

    Duke nisur nga palestra e qytetit e deri tek dëmet në bujqësi e shtëpi të qytetarëve, edhe ky muaj nuk ishte i lehtë për ta.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar komunën e Istogut në lidhje me dëmet që kjo komunë ka pasur.

    Sipas raportit të cituar nga zyrtari për informim dhe monitorim të mediave, Ardon Arifaj në atë zonë janë evidentuar disa dëme.

    “Bazuar në raportin e deritanishëm nga kërkesat qytetarëve dhe e daljes në terren nga Komisioni komunal janë evidentuar disa dëme ku kryesisht janë në Sera, Tjegulla në shtëpi private dhe kolektive, dëme të konsiderueshme ka edhe në Palestrën e Qytetit poashtu në rrjetin Elektrik”, tha Arifaj për Insajderin.

    I njëjti tha se dëmi më i madh i shkaktuar nga këto erëra ka qenë tek një fermer në fshatin Veriq të kësaj komune.

    “Vlen të theksohet se dëmi më i madh i është shkaktuar një fermeri në fshatin Veriq të Komunës së Istogut”, tha ai tutje.

    Arifaj shtoi se Komisioni nuk ka dalë akoma me një vlerë të caktuar të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta.

    “Komisioni ende nuk ka dal me një vlerë të caktuar të dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme që goditen Istogun ditë më parë”, tha ai për fund.

    Insajderi kishte raportuar edhe për gjendjen e Palestrës së Qytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark