"Janë djegur së gjalli", tre nga viktimat e aksidentit në Luksemburg janë kosovarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë djegur së gjalli”, tre nga viktimat e aksidentit në Luksemburg janë kosovarë

    Insajderi
    02 September 2025 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të hënën mbrëma në Luksemburg. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë. Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht.

    Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë shqiptarë të Kosovës.

    Kështu ka treguar për Klankosova.tv komshiu i familjarëve të të ndjerëve, Rezart Dini, i cili me lejen e familjarëve ka rrëfyer detajet e këtij aksidenti që mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

    Ai ka treguar se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.

    Tutje, Dini ka thënë se policia po vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit i cili ka tronditur mbarë vendin.

    “Janë përplasur me një kamion, dhe nga flakët janë djegur së gjalli. Trupat nuk njihen më. Janë ndarë në disa pjesë. Nuk ka pasur shenja frenimi. Policia ka bllokuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Rezart Dini.

    Lajmi për vdekjen e tre të rinjve tashmë është publikuar edhe nga familjarët e rrethit më të gjerë të tyre, duke treguar se ata humbën jetën në mënyrë tragjike.

    “Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg, aksidentalisht humbën jetën tre engjëj, Uka dhe Ujkani, dhe Edonik Kastrati. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një familjar në Facebook“.

    Ndryshe, shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

    Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark