“Janë gjetur informata të rëndësishme”, flet babai i argjentinases që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Janë gjetur informata të rëndësishme”, flet babai i argjentinases që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë

    Insajderi
    10 August 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtësia në Kosovë po vijon hetimet për rrethanat në të cilat humbi jetën 27-vjeçarja argjentinase në Fushë Kosovë. I dashuri i saj, Endrit Nika, është ende në paraburgim, pasi dyshohet për vrasjen e saj.

    Facundo Urdangaray, babai i María Clara Urdangaray, 27-vjeçares argjentinase që humbi jetën pasi dyshohet se u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, dha detaje të reja për ecurinë e hetimeve dhe gjithashtu raportoi se familja e saj po vazhdon të kërkoj riatdhesimin e trupit të vajzës.

    Ai shpjegoi se mjekësia ligjore gjeti lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.

    “Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës, se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahë. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngohen fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies”, shpjegoi Urdangaray për mediumin argjentinas ‘Radio 221’.

    Urdangaray tregoi gjithashtu se sa do të kushtonte riatdhesimi, sipas asaj që u informua.

    “Ndoshta dikush nga shteti argjentinas merr përgjegjësinë për këtë. Flitet nga 4000 deri në 8000 euro. As unë nuk e di cila është e vërteta, një gjë të thonë dhe një tjetër del, nuk e di saktësisht sa”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark