“Janë kafshë votuesit e saj”, këngëtari Rusta i kërkon falje Musliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Janë kafshë votuesit e saj”, këngëtari Rusta i kërkon falje Musliut

    Insajderi
    04 March 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu të enjten gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin Albin Kurti.

    Kritikat e deputetes nuk i kanë pëlqyer aspak mbështetësve të partisë në pushtet, Vetëvendosjes. Përveç që e fyen deputeten nga Drenica, ofendimeve nuk i shpëtuan as votuesit e saj. Këto fyerje janë konsideruar si racizëm kulturor.

    Një përkrahës i Albin Kurtit dhe VV-së me emrin Floren Rizvanolli e ka quajtur kafshë deputeten e PDK-së.

    Mos kofsha n’lëkurë të atij rojes të cilit i ka ikë Ganja prej kopshtit zoologjik”, ka shkruar Rizvanolli në profilin e tij në Facebook.

    Në këtë status kanë shpërthyer edhe fyerje më të rënda ndaj Musliut.

    Edhe këngëtari Ardijan Rusta e quajti kafshë deputeten Musliu.

    Ty e kqyr ket skeq të piqkinDimes, pi paramendoj qfarë kafsh jon ata që ja kan jep kësaj votën”, ka shkruar këngëtari Rrusta në statusin e Rizvanollit.

    Pas këtij shkrimi, shumë figura politike dhe jo vetëm kanë dalë në mbrojtje të Musliut. Duke parë të njëjtat, këngëtari Rusta i ka kërkuar falje Musliut.

    Kujtojmë se reagimi i deputetes së PDK’së ndaj Kurtit në Kuvend erdhi pasi ky i fundit tha se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja Musliu.

    “A po t’kujtohet Albin kur vishe e i çojshe krahët, kështu si shqiponjë e n’atë kohë thojshe, thojshi ‘po mani seanca natën’, po tutni prej popullit, prej kujna po ikni. Çka u ba sot Albin, dreqi t’hangt nuk e le asnjë qershi pa e hangër. As një qershi s’don me lan. Pse bre Albin? A bre Albin, bre Albin mos qofsha n ‘lëkurën tane!”- u shpreh Musliu. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark