×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë katër data opsionale për zgjedhje”

    Insajderi
    31 July 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtari i Qeverisë së Kosovës, njëherësh ambasador i Kosovës në shtetet arabe, Avni Arifi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve.

    Arifi tha se janë katër të diele që me ligj mund të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    Ai tha se presidentja, por edhe partitë politike sot e kryejnë obligimin kushtetues me u marrë vesh se në cilën nga këto katër data do të mbahen zgjedhjet.

    Sipas tij opsione tjera nuk ka përveç nëse kryeministri Kurti pajtohet me opozitën që Qeveria e tij është e dështuar dhe jep dorëheqje.

    Postimi i plotë:

    Janë katër të diele që me ligj mund të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare: 26 Janar, 2 Shkurt, 9 shkurt dhe 16 Shkurt 2025.

    Presidentja por edhe partitë politike sot e kryejnë obligimi kushtetues me u marrë vesh se në cilën nga këto katër data do të mbahen zgjedhjet.

    Opsione tjera nuk ka përveç nëse Kurti pajtohet me opozitën se Qeveria e tij është e dështuar, jep dorëheqje e atëherë Kosova shkon në zgjidhje për 45 ditë. Këto janë opsionet e vetme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark