Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet shpërthyese pranë Instituteve Paraklinike në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai për Insajderin ka thënë se ato s’paraqesin rrezik sepse janë materiale shkollore.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara”.
“Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore”, thotë ai.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se mjetet e dyshuara janë që nga koha e paraluftës. /Insajderi.org/