×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë mësuar me mish e meze”- Bajqinovci përfshihet në debatin për sigurimin e bukës së motmotit

    Insajderi
    11 July 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim pas debatit lidhur me sigurimin e bukës së mot-motit.

    Bajqinovci ka akuzuar opozitën me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se “janë mësuar me mish e meze”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, siç duket janë mësuar veç me mish e meze”, thuhet në postimin e tij.

    Reagimi i tij vjen pas debatit që u krijua për sigurimin e bukës së motmotit. Ky sllogan i referohet sezonës së korrjes-shitjeve. Partia në pushtet po pretendon se ka shënuar rritje në prodhimin e grurit.

    “Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”, thirret slogani. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark