Vërshimet në qytetin e Pejës kanë shkaktuar mjaft dëmë. Ekipet emergjente sikurse edhe policia janë në vendin e ngjarjes pasi edhe shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar.
Gazeta Insajderi ka publikuar pamje nga gjendja atje ku konfirmohen mjaftë dëme.
Në një prononcim për Insajderin, njq qytetar nga Peja tha se shtyllat elektrike janë rrëzuar në qender dhe gjithashtu vetura të shumta janë bllokuar në kanale.
“Gjendja është alaramante pasi tashmë nuk kemi as rrymë dhe as internet, në anën tjetër mbi dhjetra vetura kanë përfunduar në kanale”, tha ai për Insajderin.
Zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj ka thënë për Insajderin se ekipet emergjente dhe policia janë në terren, teks ai njëjti ka apeluar qytetarët të mos dalin në terren sepse po bllokojnë punën e ekipeve.
Pamje: