Vdes edhe polici i pestë pas plagosjes nga snajperistët në Dallas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe polici i pestë pas plagosjes nga snajperistët në Dallas

    Insajderi
    08 July 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë oficerë të policë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajperë, gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga policia, kanë thënë autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

    Policia në Dallas tha se së paku dy snajperistë kanë shtënë “në stilin e pritës” kundër oficerëve mbrëmë vonë.

    Policia tha se tre të dyshuar janë të arrestuar, ndërsa i katërti kishte shkëmbyer të shtëna me pjesëtarët e rendit në një vend parkimi në qendër të qytetit, tha sot herët në mëngjes, shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

    Policia, po ashtu, ka thënë se ekipi i hetimeve po e shqyrton një pako të dyshuar të gjetur afër vendit ku ishte një i dyshuar.

    Këto të shtëna kanë ndodhur derisa në disa qytete amerikane mbrëmë janë mbajtur protesta, që kryesisht ishin paqësore.

    Me këto protesta kundërshtohej vrasja e dy personave zezakë nga policia.

    Një rast ka ndodhur afër vendit St. Paul në Minesotë më 6 korrik, kur është vrarë Philando Castile.

    Dashnorja e tij, Diamond Reynolds, në mediat sociale e ka postuar një video ku shihet Castile duke vdekur në rrëke të gjakut.

    Një ditë më parë, më 5 korrik, është vrarë Alton Sterling, pas një grindjeje me policët e bardhë në Baton Rouge në Luizianë.

    Presidenti amerikan, Barack Obama, këto vrasje i ka cilësuar si tragjike.

    “Të gjithë ne si amerikanë duhet të jemi të shqetësuar nga këto të shtëna, pasi ato nuk janë incidente të izoluara. Ato janë shenjë e një kompleksi të gjërë të pabarazive, që ekzistojnë në sistemin tonë gjyqësor penal”, tha Barack Obama.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark