
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, vjen në Prishtinë dhe Beograd me një pako çështjesh ku dialogu është vetëm njëra prej tyre, ka vlerësuar Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiç.
Qëllimin e vizitës së Chollet në Kosovë dhe Serbisë, Janjiç e sheh në funksion të “relaksimit të situatës” ngase siç thotë ai, “tash është kohë për t’u relaksuar”.
“Chollet vetiu tha se po vinte me një pako çështjesh dhe se ai kupton vëmendjen e gazetarëve se kemi të bëjmë me ‘studentët e këqinj’ Vuçiqin dhe Kurtin”.
Janjiç i tha televizionit N1 se ai vetëm se do të përçojë pozicionin amerikan, e që s’është i ri, “që niset nga fakti se të gjithë në Ballkanin Perëndimor të kenë idenë e integrimeve euro-atlantike”, përcjell Insajderi/
“Chollet po vjen të shoh për vete se sa i saktë është ky realitet”, teksa shton se temat e tjera të tij do të jenë Rusia, NATO’ja si dhe të gjitha rreziqet e sigurisë.
Mes tjerash, ai thotë se Chollet do të merret edhe me obligimet e Marrëveshjes së Uashingtonti mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vetëm atëherë vijmë te çështja e dialogut, por edhe ajo si rikujtim që obligimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit me të cilat është abuzuar ca nga Kurti, por edhe nga Daçiq dhe Vuçiq”, tha ai.
Mes tjerash Janjiç thotë se pozicioni amerikan ndaj Serbisë është “që të mos luhet me njohjen e shtetit të Kosovës”./Insajderi/