Sava Janjiç, igumen i Manastirit të Deçanit, ka thënë se nuk i zë besë autoriteteve kosovare sa i përket, siç e quan ai, trashëgimisë serbe në Kosovë, duke iu referuar kishave ortodokse.
Diçka të tillë ai e deklaroi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, pak orë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgjatë vizite që pati në manastirin Poganovo, tha se do “shpëtojë” objektet kishtare ortodokse në Kosovë.
“Kosova nuk ka kapacitetin moral dhe profesional për t’i mbrojtur serbët e Kosovës”, deklaroi ndër të tjera ai, derisa propagandoi se autoritetet kosovare dëshirojnë ta bëjnë Kosovën “një territory të pastër etnikisht me shqiptarë”.
Vuçiq, i pyetur gjatë ditës që të komentojë për kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, ai tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.
“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të shpëtojmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës”, deklaroi ai.