Janjiç thotë se Lajçaku gënjeu që do të ketë takim Kurti-Vuçiç: E bëri vetëm për t’ia zgjatur vetës mandatin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiç thotë se Lajçaku gënjeu që do të ketë takim Kurti-Vuçiç: E bëri vetëm për t’ia zgjatur vetës mandatin

    Insajderi
    19 July 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Miroslav Lajçak, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian nuk ka bërë asgjë deri më tani për të përmirësuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mandati i tij është zgjatur edhe për dy vjet”, ka thënë për Danas Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Serbi.

    Janjiç, shton se rezultatet e Lajçakut deri më tani nuk kanë qenë asgjë dhe se tani është e qartë se ai “e ka shpikur kinse takimin mes Kurtit dhe Vuçiç-it për t’ia zgjatur mandatin”.

    “Ai është një përfaqësues ideal i BE-së që nuk bën asgjë, përveçse i mbulon gjërat dhe merr pjesë në manipulime”, thekson Janjiç dhe shton se për rajonin është më mirë që Lajçaku të mos e vizitojë, sepse kurdo që ta bëjë do të ketë barrikada.

    “Zgjedhja e Lajçakut është përfaqësimi më i keq në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe është një përfaqësim i trishtuar i të gjithë Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian”, shtoi ai.

    Ai thekson se deri më tani askush nuk e ka dëgjuar planin e Lajçakut, as ndonjë koment për vazhdimin e mandatit, por “është e qartë se është i kënaqur me atë vendim dhe me pagën e madhe, e cila duhet të jetë rreth 50 mijë euro”.

    “Për të dhe bashkëpunëtorët e tij ndahen nga dy milionë euro çdo vit dhe me ato para mund të ndërtohen shkolla dhe spitale dhe efekti do të ishte më i madh se ndërmjetësimi i tij në negociata”, thotë Janjiç.

    Lajçakut, i është vazhduar mandati edhe për dy vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark