Adnan Januzaj do të largohet nga Mancheter United në përfundim të këtij edicioni, pas një sezoni aspak të mirë për 20-vjeçarin.
Mesfushori nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në Old Trafford dhe do të kërkojë një klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës, raportojnë mediat britanike.
Kosovari, gjithsesi nuk pritet të largohet nga Premier Liga, pasi me shumë mundësi ai mund të kalojë në njërën nga klubet mesatare të ligës elitare angleze. Më herët për Januzajn ka qenë e interesuar skuadra e Evertonit.
Me David Moyes që sezonin e ardhshëm mund të rikthehet sërish tek Evertoni, duket se një vend për Januzajn tek skuadra nga Liverpooli është i lirë.
Januzaj pjesën e parë të sezonit ishte i huazuar tek skuadra gjermane Borussia Dormtund, por as aty nuk arriti të lë përshtypje të mirë. /Insajderi.com